Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME SHQIPËRI

Në Kuvendin e Shqipërisë debatohet rreth gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

2 vjet më parë
in SHQIPËRI
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë është duke u debatuar për gjykimin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Hagë, raporton A2 CNN, transmeton Fol Drejt.

Deputeti Tritan Shehu ka kërkuar një herë kalimin për miratim të rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, si dhe dërgimin e çështjes në gjykatat ndërkombëtare.

“Duke shkelur procedurën tonë, krijojmë dëme të mëdha të të drejtës shqiptare. Duhet të ballafaqohemi ndaj krimeve që janë bërë në kurriz të shqiptarëve. Në një kohë kur në Hagë, drejtuesit e UÇK-së po kërkohet të dënohen për krime lufte, ne nuk kemi guximin të dënojmë këtu atë që ka ndodhur realisht, gjenocidin serb në Kosovë. Pra dominon shpifja, e pavërteta për të njollosur shqiptarët aty dhe ne nuk themi që gjenocidi ka qenë ai që ka bërë Serbia aty”, ka thënë ai.

Lexoni edhe..

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

Kryeministri Rama takohet sot me Macronin

Porosit Web Porosit Web

Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të ndihmojë Kosovën që ta adresojë këtë çështje në gjykatat ndërkombëtare, “sepse Kosova nuk mund ta bëjë, duke qenë se nuk është anëtare e OKB-së”, shtoi ai.

Në anën tjetër, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se Kuvendi i Shqipërisë e ka adresuar këtë çështje.

“Madje në Asamblenë e Këshillit të Europës kemi iniciuar miratimin e një rezolute të re lidhur me pretendimet se gjoja, gjatë luftës në Kosovë, paska pasur trafik organesh apo krime të tjera”, tha Balla.

“Jemi të gjithë në dijeni që ditën e djeshme, qeveria e Kosovës ka miratuar 14 prillin si ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Edhe Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet e tjera duhet që gjatë kësaj dite edhe ne të organizojmë aktivitete në përkushtim dhe si shprehje e solidaritet me të gjitha ato nëna e motra kosovare të cilat vuajtën dhe vuajnë akoma pasojat e asaj dhune”.

Balla u kërkoi deputetëve të opozitës të mos bëjmë më histori dhe politikë me çështjet e Kosovës.

“Kemi miratuar një rezolutë dhe të mbështesim delegacionin tonë në Asamblenë Parlamentare të KiE. Firmat janë siguruar dhe të ecim përpara. Pastaj kur shkojmë nga Kosova te paratë e fushatës, gjëja bëhet shumë groteske. Sugjerimi im është që të bëni edhe ju si ne, nuk ka nevojë për postera, por vërini në dispozicion të mjedisit duke mbjellë edhe ju pemë”, tha ai.

Përgjigja duket se nuk u mirëprit nga Shehu, i cili replikoi sërish duke thënë: “Vuçiç ka aktivizuar të gjithë mekanizmat e tij propagandistik për të inkriminuar UÇK-në. Ne, Parlamenti shqiptar, heshtim. Nëse nuk kërkohet ndjesë ndaj krimeve, rrezikohet të përsëriten prapë”.

Deri tani në Gjykatën Speciale është dhënë vendimi i fajësisë për një prej ish-drejtuesve të luftës së UÇK-së. Në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, Salih Mustafa u dënua me 26 vite burg për vrasje, tortura dhe ndalim arbitrar të personave. Ky ishte dënimi i parë që jepej për një ish-komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, e ngritur për të gjykuar krimet e dyshuara të luftës të kryera nga shqiptarët në Kosovë, gjatë luftës kundër Serbisë në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Përveç, Mustafës, të akuzuar për krime lufte dhe të mbyllur në dhomat e paraburgimit në Hagë janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

Në akuzat e ngritura kundër tyre, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi, dhe Shala dyshohen se kanë kryer veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999. Krimet pretendohet se janë kryer në disa vende në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, në Kukës dhe Cahan. Të gjithë të akuzuar pretendojnë pafajësi.

Tags: KosoveKuvendi i ShqiperiseUÇK
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Deputetja e LDK-së: Po ju propozoj që edhe kjo qeveri të bëhet me ushtrues detyre

Lajmi tjetër

Shkaku i vizitës së Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi në vendin tonë do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në trafik

Të ngjajshme

KRYESORE

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

4 Gusht, 2024
KRYESORE

Kryeministri Rama takohet sot me Macronin

12 Prill, 2024
SHQIPËRI

Vdes 68-vjeçari, bie nga kati i dytë

11 Prill, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM