Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Në labirintin e mistereve dhe legjendave

2 vjet më parë
in KULTURË, LETËR, LIBRA
Koha e leximit: 11 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lista është shumë e gjatë. “Ka të pavërteta që prodhojnë rezultate pozitivë dhe të tjera që prodhojnë rezultate negativë. Mes këtyre të fundit janë Protokollët e Pleqësisë së Sionit, me të cilët jam marrë në librin tim të fundit. Më ka tërhequr gjithmonë teksti fals që, për shkak se të tjerët e besojnë apo për shkak se shfrytëzohet politikisht, ndikon në histori. Falë Dhuratës së Konstantinit, të paktën deri në vitet Pesëqind, ideja që zotërimet e përkohshëm të Perëndimit i janë dhuruar Papës nga Perandori shkakton rezultatet e mëdhenj që i dimë.

Nga Umberto Eco

Kush nuk e mban mend kopertinën e “Emri i Trëndafilit”, me riprodhimin e labirintit në dyshemenë e katedrales së Reims? Ja pra, të udhëtosh brenda librit të ri të Umberto Ekos, “Historia e tokave dhe vendeve të legjendës” është njësoj si të humbasësh në atë labirint, madje, në shumë labirinte të formuar prej kthesave dhe kryqëzimeve, me të gjithë dehjen dhe marramendjen e rastit. Sepse në realitet bëhet fjalë për një libër labirintesh, sepse vendet legjendarë për të cilët ai flet janë në pjesën më të madhe vende të paarritshëm, monstra, utopira, mirazhe apo krijime të mendjeve ndonjëherë racionale dhe të ndritura, ndonjëherë naive, shpesh herë diabolike, për më tepër paranojake, delirante: sidoqoftë, imagjinare. Histori e ngjarjeve të pamundura apo iluzore, edhe pse reale, sepse tokat dhe vendet legjendarë të Ekos nuk janë ato të krijimit apo romaneve.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Janë ato që kanë stimuluar nëpër shekuj dëshirën për t’i identifikuar dhe arritur, në shumicën e rasteve pa shumë sukses, ndonjëherë duke sjellë, gabimisht, zbulime të rinj. Një lloj traktati i imagjinatës gjeografike, shoqëruar me pamje befasuese të modelit të Historisë së Bukurisë dhe Historisë së Shëmtisë. “Motorri është kënaqësia e kërkimit, edhe atij ikonografik. Nuk ka asnjë pretendim për ndonjë origjinalitet të madh: shpesh herë mjafton të shkosh në biblioteka apo të kërkosh në internet për të gjetur disa materiale, por gjithmonë problemi është që të dallosh burimet e besueshëm. Kënaqësia e autorit mbizotëron ndoshta mbi atë të lexuesit, që mund ta përdorë librin edhe si “coffee-table” për ta shfletuar me miqtë”.

Një labirint është edhe biblioteka e Ekos, ajo mendore dhe ajo fizike: për ta kuptuar, mjafton të vësh këmbë në shtëpinë e tij në Piazza Castello në Milano, ku korridori i gjatë i mbushur me libra të con në studion e shkrimtarit, me tryeza dhe vende pune të ndara prej ndarëseve të bardha të mbushura me vëllime. Në njërën anë të korridorit, ndodhet dera që të fut në dhomën e rrallësive, të cilës vazhdimisht i rregullohet temperatura dhe i hiqet lagështia. Aty dhe në qoshe të tjera të apartamentit, janë të gjithë librat antikë dhe modernë që ndesh teksa lexon Historinë e tokave dhe vendeve të legjendës. Tituj të vyer, shpesh herë pothuajse të pagjetshëm, të gjetur anekënd botës gjatë viteve të kërkimit për tema që studiuesi i ka patur të cmuara. “Jam magjepsur gjithmonë prej temës së falses”, thotë Eko, “kështu që gabon ai që më sheh në mes të relativistëve, pasi nëse dikush merret me falsen, kjo ndodh ngaqë është i sigurtë që aty dicka të vërtetë e gjen”.

Lista është shumë e gjatë. “Ka të pavërteta që prodhojnë rezultate pozitivë dhe të tjera që prodhojnë rezultate negativë. Mes këtyre të fundit janë Protokollët e Pleqësisë së Sionit, me të cilët jam marrë në librin tim të fundit. Më ka tërhequr gjithmonë teksti fals që, për shkak se të tjerët e besojnë apo për shkak se shfrytëzohet politikisht, ndikon në histori. Falë Dhuratës së Konstantinit, të paktën deri në vitet Pesëqind, ideja që zotërimet e përkohshëm të Perëndimit i janë dhuruar Papës nga Perandori shkakton rezultatet e mëdhenj që i dimë. Pastaj është dialektika e jashtëzakonshme për të vendosur nëse dicka është false: ndërkohë që nuk është e pamundur të demonstrosh që një objekt është fals, ajo që është shumë e vështirë është që të demonstrosh se është i vërtetë. Pra, mund të thuash që të gjithë Mona Lisat që qarkullojnë nëpër botë janë false, por gjithmonë jemi të prekur prej dyshimit që ajo që ndodhet në Louvre, mos nuk është autentike. Janë pyetje që kanë të bëjnë me temën filozofike të së vërtetës”. Bota.al

 

Por këtu ai zgjatet disi për të shpjeguar se si vendet falsë apo të sajuar janë shndërruar në benzinë për historinë. Dhe me shumë dallime. Marrim rastin e një dokumenti fals që nis të qarkullojë në vitin 1165, letra e priftit Gianni, një mbret dhe prift i supozuar kristian i një toke të pasaktësuar në Lindjen e Largme, përtej zonave të kontrolluara nga myslimanët. Dikush, në Dyqindën, thotë madje se ai personazh është në gjendje që të ndihmojë ushtarakisht kryqëzatat. Eko thotë: “Eshtë dicka false, e cila shtyn shumë persona, përfshirë edhe udhëtarë naivë si Pian del Carpine dhe Marco Polo, që të vihen në kërkim të kësaj mbretërie misterioze. Pastaj, diku nga mesi i Treqindës, portugezët besojnë dhe e identifikojnë me Abisininë, aty ku ka mbretër të krishterë, dhe në fund mbretëria e priftit Gianni nxit eksplorimin dhe kolonizimin e Afrikës”.

Një mister mijëvjecar. Efekti labirint është i garantuar edhe prej kryqëzimeve të shumtë e të paparashikuar. Mos mendoni që keni lënë pas priftin Gianni pasi keni lënë pas kapitullin mbi mrekullitë e Lindjes: do ta gjeni sërish kur flitet për Graalin e Shenjtë dhe kur flitet për legjendën polare. Ishulli i të bekuarve të Shën Brandanos rikthehet edhe në rrëfimin për Atlantidën. Dhe duke udhëtuar nëpër mrekullitë e Lindjes, në një pikë mund të ngecni në Parajsën tokësore. Për të mos folur për lidhjet mes Thule dhe fantazive naziste. “Ka libra shumë të bukur”, kujton Eko, “si ai i Manguel e Guadalupi mbi vendet fiktivë të romaneve, për shembull shtëpia e Madame Bovari apo ajo e Geppettos, por unë nuk jam marrë me këto, përvec se në rastet kur këta vende kanë krijuar më tej vendndodhje të vërteta, për arsye të besimit apo për motive turistikë.

Mendoni studion e Sherlock Holmes në Baker Street që është rindërtuar. Apo shtëpia e Nero Uolfe në Manhattan, që ndryshon numër sipas romaneve, por që në një pikë të caktuar, falë një marrëveshjeje mes një shoqate lexuesish fanatikë dhe bashkisë së Nju Jorkut, është caktuar në Nr. 35 në Rrugën Perëndimore. I kanë vendosur një pllakat dhe adhuruesit e detektivit të famshëm shkojnë për pelegrinazh. Por janë raste të rrallë: askush nuk shkon të kërkojë ishullin e thesarit, dhe vetëm unë kam shkuar të kërkoj shtëpinë e Sylvie, që rrëfehet në romanin e Nervalit… Për pjesën tjetër, më interesojnë vendet e lindur nga një legjendë”.

Legjenda mund të krijohet nga fillimi apo mund të ketë origjinë reale. Marrim misterin mijëvjecar të Atlantidës. “Dokumenti i parë për Atlantidën është një rrëfim i Platonit, por legjenda e një toke të fundosur në det ka qarkulluar, dhe duke parë ndryshimet që ka pësuar globi gjatë mijëvjecarëve, nuk ka asgjë të pamundur. Aq është e vërtetë, sa miti i Atlantidës u mor prej pozitivistëve në 700 dhe 800-ën për të shpjeguar probleme të tektonikës.

Ideja e Pangeas, pra që të gjithë tokat kanë qenë një trup i vetëm do të shpjegonte si ka mundësi që janë gjetur qenie njerëzore në Australi, duke ditur që njerëzimi lindi në Afrikë”. Cështja e parajsës tokësore është pakëz më e ndërlikuar sepse, duke lindur me Biblën, përfshin tematika fetare: “Ka dy zgjedhje. Ose nuk beson tek Bibla, dhe atëherë parajsa tokësore është një legjendë, ose besohet që gjithcka është e vërtetë. Në këtë rast do të kish nevojë të pyesnim se cfarë bën Zoti me parajsën tokësore në momentin që dëbon Adamin dhe Evën.

Me sa duket e mbyll, apo e shet për të bërë vilëza në terraca. E megjithatë, kërkimi për parajsën tokësore ka vazhduar deri të paktën në kohën e Kristofor Kolombit: pastaj, sigurisht, edhe sot e kësaj dite ka të marrë në internet që demonstrojnë se toka është katërkëndore, por që nuk i dëgjon kush… Megjithatë, kjo nuk fshin faktin që kërkimi për parajsën tokësore ka sjellë zbulimin e tokave që ekzistonë vërtetë”.

Prapa zbulimit të Amerikës

Një prej shitësve më të mëdhenj të falsiteteve në histori – sado që në mënyrë të pavullnetshme – ka qenë Kristofor Kolombi, jo njeriu i parë i modernitetit, sipas Ekos, por “një prej personazheve të fundit të Mesjetës”: “Kolombi i gaboi të gjitha. Ndërkohë besonte se Toka ishte më e vogël. Qarkullojnë legjenda absurde: që ishte Kolombi i pari që tha se Toka është e rrumbullakët, sepse që toka ishte sferike e dinin të gjithë, grekët, mesjetarët…  Grindja me të mencurit e Salamankës nuk ishte për rrumbullakësinë e Tokës dhe për honin kozmik. Ata i thoshin: ti nuk do të arrish asnjëherë ta përshkosh të gjithën, Tokën. Kishin të drejtë kur i thoshin se nuk do të arrinte asnjëherë në atë Lindje që Kolombi donte të arrinte prej Ponentes. Përkimi ishte që në mes ishte Amerika dhe askush nuk e dinte. E megjithatë Kolombi mbërrin në tokat amerikane, që duhej të ishin luksoze dhe të mbushura me papagaj shumëngjyrësh, dhe mendon se janë parajsa tokësore. Por duke interpretuar në kuptimin letrar Shkrimet e Shenjtë, thotë që Parajsa duhet ta ketë kulmin lart, drejt qiellit dhe kështu krijon idenë që globi nuk është i rrumbullakët por zgjatet në formën e dardhës. Kam gjetur një rindërtim ikonografik të bërë nga një gjeograf anglez i tetëqindës, që është i jashtëzakonshëm”.

Lëmë Kolombin në radhën e besimtarëve kokëfortë dhe kalojmë tek rrethi magjik i maskarenjve pak a shumë të frymëzuar. Eshtë vetëm problemi i zgjedhjes. Miti i Thules ka shkaktuar shumë telashe: “Fliste Herodoti që në kohën e tij. Nga legjenda e Veriut lind ideja e racës ariane, jo më kot shoqëria e fshehtë naziste në fillim quhej Thule Gesellschaft”. Po si është e mundur që grekët e njihnin që atëherë Thulen? “Një libër i Felice Vincit në vitin 1995 e zhvendos të gjithë Odisenë e Mesdheut në ishujt e Veriut, me demonstrime ndonjëherë goxha bindës. Hajde gjeje. Por për udhëtimet e Uliksit ka një letërsi shumë të bollshme. Sergio Frau ka shkruajtur që në realitet Kolonat e Herkulit nuk ishin në Gjibraltar por mes Sicilisë dhe Tunizisë, sepse grekët nuk mund të njihnin një det kaq të madh dhe që aty asnjëherë nuk kalonin fenikasit. Frau shpreh bindjen që Atlantida mitike ka qenë Sardenja”.

Eshtë një rrëshkitje e vazhdueshme nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim. “Tokat e Graalit zhvendosen si një Anguillë: janë në Kornovalia, më pas nazisti i marrë Otto Rank i transferon në Provencë, më tej zhvendosen në Galici, e më pas në vendet e mitologjisë gjermanike. Të gjithë në kërkim të Graalit si kupë e shenjtë, por edhe vend i romaneve kalorësiakë. Ku është Avaloni legjendar? Pa pikë turpi, gjithësecili i sistemon ku dhe si do. Për të mos folur për shkëmbin misterioz të Alamuth, shkëmbi i Asasinëve për të cilin flitej gjatë kryqëzatave”.

Dikush ka hedhur teorinë që Toka është bosh nga brenda. Edhe këtu pasojat nuk janë të papërfillshme. “Eshtë legjenda më e marrë, e cila nis që në Gjashtëqindën me Edmund Halleyn, është ai i kometës. Sipas tij, në brendësi të Tokës ka boshllëk, por më pas, në Tetëqindën amerikane lind bindja që ne jetojmë jo në koren e jashtme konvekse por në koren e brendshme konkave dhe ata që ne mendojmë se janë yjet dhe Dielli, në të vërtetë janë njësi në brendësi të globit. Gjëja më e bukur është se është demonstruar që nëse Toka është konkave, e gjithë Metrika jonë nuk do të ndryshonte, pra mund të jetojmë pa e kuptuar. Kjo ide mbërrin deri tek grupet okultë nazistë”.

Pjesa e fundit i dedikohet marrëzisë më kolosale, asaj të Rennes le Chateau, një fshat afro dyzetë kilometra larg nga Karkasone. “Në fillim të nëntëqindës qarkullonte historia që prifti i kohës kishte gjetur një thesar në kishë, por ishte një keqbërës që merrte para nga besimtarët për meshat. Në një moment del në skenë një farë Pierre Plantard, një aktivist i të djathtës ekstreme që duke u vetëshpallur pasardhës i merovinjëve dhe kreu i Parësisë së Sionit nis të rindezë historinë e thesarit. Që ishte një maskara dhe kolaboracionist kjo është provuar nga një dënim i tij, por kjo gjë nuk pengoi që në atë fshat të vërshonin pelegrinët. Deri kur tre anglezë, Lincoln, baigent dhe Leigh në vitin 1982 ndërtuan një fanta-histori për Rennes le Chateau, duke rrëfyer se aty kish ardhur Jezusi me Mari Magdalenën, bashkëshorten e tij, për t’i dhënë jetë dinastisë së merovinjëve. Një sukses i pabesueshëm i librit, sepse njerëzit duan gjithmonë të besojnë në dicka”.

Chesterton thoshte se kur njerëzit nuk besonë më tek Zoti, nuk është se nuk besojnë në asgjë, por besojnë në gjithcka. Kjo frazë, që gjendet edhe në librin e Ekos, mund edhe të përmbyset. Eshtë e lehtë të krijosh legjenda nga fillimi dhe është akoma më e lehtë për shpërndarësit e lajmeve të rremë, pavarësisht përgënjeshtrimeve të gjykatave, historianëve dhe studiuesve, që të gjejnë besimtarë. Në fund në historinë e Rennes le Chateau hidhet edhe Dan Braun: “I tiji mund të jetë një roman cfarëdo, nëse nuk do të kish provokuar edhe ai pelegrinazhe në Rennes le Chateau, në Louvre, në St Sulpice, ku thoshte se ka një Vijë të Kuqe të cuditshme, por që është përgënjeshtruar nga vendësit.

Por gjëja më e bukur është që tre anglezët e paditën për plagjaturë: tani, nëse deklaronin se kishin shkruajtur dicka autentike, cfarë kuptimi kishte të akuzonin Dan Braunin për plagjaturë? Eshtë njësoj sikur Stendali të hidhte në gjyq për plagjaturë Viktor Hygonë, sepse ky kishte shkruajtur për betejën e Vaterlosë. Pra, duke e paditur, ata të tre zbulonin se historia e tyre kish qenë e sajuar. Por Braun u mbrojt në mënyrën më të cuditshme, duke mohuar që e kish lexuar librin, edhe pse është demonstruar e kundërta”.

Nga lashtësia deri sot, cila ka qenë epoka që ka prodhuar më shumë fantazi gjeografike? Përgjigja e Ekos: “Fantazi e besuar apo e krijuar? Epoka jonë, me fantashkencën krijon një pafundësi botësh. Mjafton të marrësh në dorë një revistë të këtij lloji për të parë se sa marrëzi qarkullojnë ende për rrathët në grurë, për Graalin, për UFO-t, dhe mjafton të shohët emisionet e shumtë televizivë për të kuptuar se si këto gjëra vazhdojnë të shiten e të shesin. Sigurisht reqia dhe Mesjeta kishin më shumë toka të mrekullueshme për të fantazuar sepse kishin më shumë toka të panjohura, por ne fantazojmë për jashtëtokësorët dhe komplotistët vazhdojnë të besojnë se alienët kanë ardhur tek ne, por Pentagoni e ka mbajtur të fshehtë”.

Morali më i lehtë është relativist: gjithcka mun të jetë e vërtetë, por asgjë nuk është me të vërtetë e tillë. “Duhet një arsyetim matematikor. Imagjinojmë sikur ju të jeni katolik: natyrisht gjithcka që thonë hindutë, budistët, Kur’ani, indianët janë gjëra që nuk vlejnë. Imagjinoni sikur të jeni mysliman: 90 përqind e atyre që thonë Ungjijtë janë budallallëqe e kështu me radhë. Edhe sikur të themi që edhe një ide e vetme fetare është e vërtetë, në 90 përqind të rasteve janë false. Po ua lë ju të më thoni se cila duhet shpëtuar… E shikoni si fryhet historia e besimit?”

Por për Ekon ka sigurisht dicka që shpëtohet. Dhe është surpriza e radhës. “E kam mbyllur librin me një pyetje filozofike që e kam për zemër. Ideja që e vërteta narrative është e vërteta e vetme. Nëse dikush vjen të na thotë që Napoleoni nuk vdiq në Shën Helenë mund të dyshojmë gjithmonë që ka të drejtë: ndoshta një ditë në dokumentat e admiralëve britanikë do të gjendet një dokument që thotë se Napoleoni ishte arratisur për në Argjentinë. Por që Clark Kent është Supermeni nuk mund ta mohojë as Papa dhe që Madamë Bovari u vetëvra duke pirë arsenik kjo nuk mund të diskutohet. Pra, e vërteta e romaneve, e cila është e vërtetë në një botë të mundshme, ofron një kriter edhe për të vërtetat jo letrare”./Bota.al

Tags: letersiaProzaRomaniShkrimtariUmberto Eco
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Serbia e shkeli edhe një marrëveshje me BE-në, kësaj radhe ka të bëjë me situatën në Libi

Lajmi tjetër

Demaçi në Beograd në vitin 1993: Kosova është në Kosovë, Kosova është territori ynë

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM