Në komunën e Obliqit është raportuar një rast i lëndimit të rëndë trupor, ku viktima mashkull kosovar është sulmuar nga dy të dyshuar.
Viktima është sulmuar me mjet të fortë dhe ka treguar se nuk e di arsyen e sulmit, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësore në QKUK, pasi që ishte sulmuar me një mjet të fort nga dy të dyshuari të pa njohur. Viktima nuk din arsyen pse është sulmuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.