Nga sot deri më 27 maj në Letoni do të mbahet pjesa pranverore e stërvitjeve të mëdha ushtarake “Namejs 2022”, me pjesëmarrjen e njësive të NATO-s.
Qëllimi i stërvitjeve është përmirësimi i integrimit të forcave kombëtare dhe aleate për zgjidhjen e problemeve të mbrojtjes, raporton Interfax Ukraine, duke iu referuar agjencisë BNS, përcjell FolDrejt.
Pjesëtarë të forcave ushtarake të SHBA-së, Republikës Çeke, Polonisë, Britanisë së Madhe, Lituanisë dhe Estonisë do të mbërrijnë në Letoni për të marrë pjesë në pjesën e parë të stërvitjes./FolDrejt/