Në Lipjan është raportuar një rast i ngacmimit seksual, ku viktima e mitur kosovare ka thënë se në mënyrë të vazhdueshme po ngacmohet seksualisht nga një mashkull kosovar.
Lidhur me rastin ka reaguar policia duke e arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.