Këshilltarja e kryeministrit të Kosoës Albin Kurti, Ardita Sinani, ka pasqyruar gjendjen e rëndë shoqërore e etnike në të cilën ndodhet populli shtiptar në komunat shqiptare që janë në shtetin e Serbisë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Sinani, në këto komuna po bëhet një spastrim i ftohtë etnik i heshtur.
“Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë”.
“Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri”.
“Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi”, është shprehur Sinani.