Një ligjvënës dhe kryebashkiak i një qyteti turistik në Mal të Zi u arrestua të enjten nën akuzat për trafik droge dhe drejtimin e një organizate kriminale, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Milo Bozovic, një parlamentar dhe kryebashkiak i Budvës, një qytet në detin Adriatik, u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.
Disa të dyshuar të tjerë u arrestuan gjithashtu në Budva, Cetinje dhe kryeqytetin Podgoricë në një operacion të kryer me mbështetjen e agjencisë së zbatimit të ligjit të BE-së Europol, sipas Vukas Radonjic, një zëdhënës i autoritetit gjyqësor.
Bozovic u kap “sepse ka baza për dyshime se ai ka kryer veprën penale të krijimit të një organizate kriminale dhe tre vepra penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike”, u tha Radonjiç gazetarëve.
Bozovic, 46 vjeç, është një zyrtar i lartë në Demokracinë e Re Serbe, një parti që është në aleancën e Frontit Demokratik në pushtet.
Ai është deputet që nga gushti 2020 dhe u bë kryetar i bashkisë së Budvës tetorin e kaluar.
Në një deklaratë, kryeministri Dritan Abazovic tha se Mali i Zi ka nevojë për “njerëz të guximshëm … që të qëndrojnë së bashku në koalicionin antimafia”.
Ky nuk është rasti i parë i tillë në Budva pasi disa zyrtarë nga qyteti bregdetar janë arrestuar që nga viti 2014 për korrupsion dhe pjesë e organizatave kriminale. /FolDrejt/