Në Malishevë dyshohet se një burrë ka rrahur gruan e tij, ndërsa viktima më vonë ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Fol Drejt.
Burri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, bën të ditur raporti 24 orësh i policisë.
“Malishevë 18.11.2022 – NN. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet nga policia.