Ankuesi kosovar në Malishevë i ka raportuar në polici gruan dhe djalin e tij për dhunë psikike.
“Ankuesi kosovar deklaron se djali dhe bashkëshortja e tij i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët e involvuara në rast janë intervistuar dhe është njoftuar mbrojtësi i viktimave. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.