Në komunën e Malieshevës, dje me 27 prill 2022 rreth orës 18:36 ka ndodhur një rast i cilësuar nga policia si dhunë në familje.
Aty raportohet se djali e ka rrahur nënën e tij, ku më pas ka reaguar policia duke e dërguar në mbajtje të dyshuarin mashkull kosovar, transmeton FolDrejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës se tij viktimës femër kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.