Sivjet në komunën e Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me ethet hemorragjike, gjë kjo që po konsiderohet e suksesshme nga kjo komunë.
“Lirisht mund të konsiderohet vit i suksesshëm, pasi edhe këtë vit, nuk kemi të regjistruar asnjë rast të infektimit me EHKK, e aq më pak të vdekjeve eventuale”, ka thënë drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha.
“Gjatë këtij vitit, Komuna e Malishevës dhe QKMF në Malishevë, kanë mbajtur ligjërata vetëdijesuese nëpër shkolla, si dhe është vazhduar me spërkatjen apo dezinsektimin, kundër rriqrave si bartës të virusit të EHKK, që është pjesë e kompetencave të nivelit lokal, në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK”.
Malisheva njihet si zonë e rrezikuar nga rriqrat, që shkaktojnë ethet hemoragjike.