Në Mazgit të Ulët të Obiliqit është raportuar një rast ku një person ka sulmuar një person tjetër e më pas ka gjuajtur me armë zjarri.
Raportohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar e me pas edhe ka shtënë me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.