Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë vënë në mbështetje të shtetit të Ukrainës, pas situatës së krijuar nga agresioni rus.
Ata, nëse seancën e organizuar gjatë ditës së sotme janë parë me pankarta “Ne qëndrojmë me Ukrainën”, ndërkaq pritet të miratohet edhe një Rezolutë.
Gjatë ditës së djeshme, grupet parlamentare ranë dakord që në seancën e Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”, transmeton Fol Drejt.