Manchester United nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për David de Gean.
The Mail raporton se klubi ende synon të zhvillojë bisedime ballë për ballë me portierin spanjoll, i cili zyrtarisht do të jetë futbollist i lirë këtë mbrëmje pasi i skadon kontrata.
United dëshiron të nënshkruajë me Andre Onanën këtë verë, por ata nuk e kanë përjashtuar një marrëveshje të re për De Gean, përcjell Fol Drejt.