Sipas Novostit, zyrtarët policorë që u arrestuan nga policia serbe janë: Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafa Shemi, transmeton Fol Drejt.
Ndryshe prej mediave serbe të cilat kanë thënë se zyrtarët policorë janë arrestuar “në territorin e Serbisë qendrore”, nga një komunikatë e Policisë së Kosovës mësojmë se këta zyrtarë janë arrestuar në pikën statike “në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.”
Në komunikatën e Policisë së Kosovës, nuk janë dhënë detaje për numrin e zyrtarëve të kidnapuar, e as nuk është zbuluar identiteti i tyre.
Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësi të tjera policore, ndërsa është informuar edhe KFOR-i për këtë incident./FolDrejt/