Një numër i madh njerëzish u mblodhën sot në të gjithë Meksikën për të protestuar kundër përpjekjeve të qeverisë për të reformuar sistemin e kontrollit të procesit zgjedhor dhe kundër sundimit të Presidentit Andrés Manuel López Obrador.
Organizatorët e protestës pretendojnë se rreth 500,000 njerëz janë mbledhur në Mexico City, dhe një video e publikuar në rrjetet sociale tregon një masë të madhe protestuesish në sheshin Zocalo në qendër të kryeqytetit, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.