Në një aksident trafiku në qytetin australian të Melburnit, janë lënduar 45 nxënës të shkollave fillore, 18 prej të cilëve janë shtruar në spital, raporton BBC.
Në autobus, i cili u përplas nga një kamion të martën dhe më pas u përmbys, ishin 45 studentë dhe 18 prej tyre, të moshës 5 deri në 11 vjeç, u transportuan në spital, shumë prej të cilëve iu nënshtruan një operacioni urgjent dhe një u mbajt në spital në kujdes intensiv, përcjell Fol Drejt.
Në spital është dërguar edhe drejtuesi i autobusit, 52-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën./FolDrejt/