Në Mitrovicën e Jugut, janë arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër, për marrje me prostitucion.
Ata janë dënuar me para nga Gjykata dhe janë liruar, njofton policia.
“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin e bazuar që janë marr me veprën në fjalë. Me vendim të Gjykatës, të dyshuarit janë dënuar me të holla dhe më pas janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.