Ditën e djeshme, Kylian Mbappe barazoi arritjen e Edinson Cavanit dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Paris Saint Germainit.
Marseille ka bërë një hap përpara këtë sezon nën drejtimin e Igor Tudorit dhe është në rrugë të mbarë drejt rikualifikimit në Champions League, megjithatë, skuadra nga jugu i Francës ende nuk është gati të luftojë me një Paris Saint Germain kaq të motivuar.
Skuadra e Parisit fitoi 3-0 me golat e Kylian Mbappes dhe Lionel Messit. Kylian Mbappe bëri histori në fushën e rivalit të tij më të madh, pasi u bë pronar i një prej rekordeve më prestigjioze në historinë klubit të tij, PSG – në moshën 24 vjeçare.
Mbappe shënoi golin e tij të 200-të, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave me uruguaianin Edinson Cavani, një tjetër simbol i epokës në Paris që ka zgjatur për dhjetë vitet e fundit. Cavani arriti 200 golat e tij në 301 ndeshje, ndërsa Mbappes iu deshën vetëm 247 ndeshje për të arritur këtë.
Mbappe shënoi 29 gola në 29 paraqitje këtë sezon, transmeton Fol Drejt.