Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar dhe shefi i inteligjencës kombëtare Hakan Fidan u takuan me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe homologun e tij sirian Ali Mahmud Abbas, si dhe shefat e inteligjencës të dy vendeve, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Në takim, palët diskutuan krizën e Sirisë, problemin e refugjatëve dhe përpjekjet e përbashkëta për të luftuar të gjitha organizatat terroriste në Siri”, thuhet në deklaratë.
Tregohet gjithashtu se u arrit një marrëveshje për të vazhduar takimet në një format trepalësh për të siguruar dhe ruajtur stabilitetin në Siri dhe rajonin në tërësi.
Siç raportohet, forcat amerikane kanë intensifikuar përpjekjet ushtarake kundër ISIS-it në Siri, duke kryer pothuajse një duzinë operacione ajrore dhe tokësore me rrezik të lartë në javët e fundit me qëllim eliminimin ose kapjen e militantëve të rangut të lartë që veprojnë në vend. /FolDrejt/