Qyteti i bukur i Mostarit është ndarë me marrëveshje mes kroatëve dhe boshnjakëve, megjithatë kjo ndarje ka të bëjë pak me reforma dhe vlera europiane, informon foldrejt.com. Në këtë qytet prej 12 vitesh nuk është votuar, kurse edhe spitalet dhe mbledhjet e mbeturinave mbeten të ndara mes dy etnive më të shumta në vend.
Por në fund përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve janë marrë vesh që më në fund të organizohen zgjedhje në 20 dhjetor me kushte të veçanta.
Shumica e analistëve mendojnë se në Mostar shumë pak ndryshime do ketë, pasi përsëri nuk votohet, por përzgjidhet në baza nacionaliste. Por për të ndryshuar statuti i qytetit piktoresk, nevojiten dy të tretat e votave të këshillit të qytetit./Foldrejt.com