Zëvendëskryeministri i Rusisë, Aleksandar Novak, tha sot se vendi i tij do të ulë prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi në ditë ose me pesë për qind në muajin mars.
“Ne nuk do t’u shesim naftë atyre që drejtpërdrejt ose indirekt marrin pjesë në kufizimin e çmimit të naftës,” tha Novak, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se Rusia do të ulë vullnetarisht prodhimin e naftës me 500,000 fuçi në ditë, gjë që “do të ndihmojë në rivendosjen e marrëdhënieve të tregut”./FolDrejt/