Myftiu i Shkodrës, hoxhë Muhamed B. Sytari, ka folur së fundmi për peshën që kanë veprat e mira të kryera në muajt e dalluar, sipas kalendarit islamik, shkruan Fol Drejt.
“Mos i bëni zullum vetes dhe mos i bëni zullum njëri tjetrit” në këta muaj, ka qenë porosia e përcjellur prej tij.
Meqë ndodhemi në muajin Rexhep, ai ua ka tërhequr vërejtjen besimtarëve, për kujdesin që duhet të kenë në planin e raporteve të ndërsjella, por edhe ndaj vetvetes: