Flamujt në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në institucionet e BE-së dhe të NATO-s janë ulur në gjysmështizë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Flamujt në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë dhe në institucionet e Bashkimit Evropian (BE) dhe të NATO-s janë ulur në gjysmështizë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Është vërejtur se flamuri në hyrje të Zyrës së OKB-së në Gjenevë është ulur në gjysmështizë në orët e para të mëngjesit.
Flamujt përpara Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian në Bruksel janë ulur në gjysmështizë për shkak të zisë.
Gjithashtu për shkak të vdekjes së mbretëreshës në gjysmështizë janë ulur edhe flamujt e 30 vendeve aleate që ndodhen përpara selisë së NATO-s./FolDrejt/