Aktivistët mjedisorë italianë hodhën sot supë me bizele mbi pikturën e Vincent van Gogh “Mbjellësi” në një ekspozitë në Romë dhe më pas e ngjitën në mur me ngjitës.
“Këto pyetje në lidhje me ngrohjen dhe lëndët djegëse fosile duhet të jenë në faqet e para të kanaleve të lajmeve dhe tema e temave politike çdo minutë, por ato përmenden vetëm kur ka veprime “skandaloze” si këto të sotme”, tha grupi në një deklaratë.
Aksioni u krye nga katër gra nga grupi “Last Generation”, i cili lufton kundër ngrohjes globale dhe përdorimit të lëndëve djegëse fosile, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.