Si do përfundojë? Në kufirin mes irlandezëve po shfaqet tension pas debateve të fundit për Brexit. Gjatë një vizite të akadamisë gjermane për gjuhën dhe letërsi në Belfast të Irlandës, theksohet se tema qendrore e banorëve atje është shqetësimi mbi mundësinë e eskalimit të situatës mes irlandoveriorëve dhe irlandojugorëve, përcjell foldrejt.com.
Si shkas përmendet vendosja e një fjalëkalimi të veçantë në hotelin ku ishin vendosur gjuhëtarët – „Hastings1066“. Ky fjalëkalim padyshim që tregon humbjen e anglezëve dhe fillimin e pushtimit të ishullit nga Normandia franceze.
Ngjashëm sikur në disa hotele të Beogradit vendoset fjalëkalimi „Kosovo1389“.
Irlanda është anëtare e BE, por një pjesë e ishullit të saj është pjesë e Britanisë së Madhe – e quajtur si Irlanda Veriore. Me Brexit, shkakton pakënaqësi në ishull dhe quhet si një “ndarje” mes irlandezëve. Këta të fundit shumë kohë kanë luftuar për pavarësi./Foldrejt.com