Tre palestinezë u vranë gjatë ndërhyrjes së mbrëmshme nga trupat izraelite kundër palestinezëve në rrugët e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku dhe një i mitur ishte në mesin e viktimave.
Në të njëjtën kohë, të paktën 29 persona u plagosën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Ministria njoftoi se të vdekurit ishin 29, 21 dhe 15 vjeç dhe se katër nga të plagosurit kanë marrë lëndime të rrezikshme për jetën, raporton AP, përcjell Fol Drejt.