Jerome Rothen beson se Lionel Messi duhet të largohet nga skuadra e Parisit.
Lionel Messi (sigurisht nuk është i vetmi) i zhgënjyer. Ata nuk arrijnë të rikuperojnë investimin e madh financiar për të dhe për emra të tjerë të famshëm në skuadër. Po kalon edhe një sezon kur kampioni francez është larg mundësisë për të fituar Champions Leaguen. Messi, i cili shkëlqeu në Botërorin e kaluar në Katar dhe zyrtarisht është lojtari më i mirë i vitit 2022, ka dështuar mbrëmë.
Jerome Rothen, ish-futbollisti francez dhe ish-lojtari i Parisit, është i bindur se klubi duhet të heqë dorë nga argjentinasi. Atë kryesisht e shqetëson fakti që Messi nuk arrin të performojë mirë në ndeshjet më të vështira.
“Ne nuk e duam atë, ai duhet të largohet nga PSG. Ai nuk dëshiron të kontribuojë asgjë. Kam lexuar deklaratat e tij në të cilat ai pretendon se përshtatet, por Messi im i dashur, ku u përshtate? 18 gola dhe 16 asiste kundër Clermontit dhe Angersit? Në ndeshjet e rëndësishme zhduket plotësisht”, tha Rothen.
“Ne pamë se si luajti në Kupën e Botës, pamë se sa i përkushtuar është. Ai duhet të respektojë klubin që e paguan. Vetëm PSG mund ta paguajë atë aq shumë. Tani PSG duhet të zbresë në tokë dhe të pranojë se Messi nuk është nga ata që do të ndihmojnë për të fituar Ligën e Kampionëve ”, shtoi Rothen.
Sa i përket Lionel Messit, prej kohësh flitet se ai do t’i thotë lamtumirë Parisit në fund të këtij sezoni. Disa përmendin mundësinë e rikthimit të tij në Argjentinë, ndërsa të tjerë përmendin Arabinë Saudite, ligën MLS dhe disa opsione të tjera si Barcelona, transmeton Fol Drejt.