Disa milje nga shtëpia e veteranit 92-vjeçar Yang Yin-shih në ishujt e vegjël Kinmen të Tajvanit është kontinenti kinez, nga ku ai mund të shohë vetë, fuqinë ushtarake që kërcënon atdheun e tij.
“Është e vështirë të dallosh situatën. Nuk e di nëse po përpiqen të na frikësojnë apo kanë plane të tjera, thotë Yin.
“Është më mirë që të dyja palët të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes bisedimeve. Ne duhet të ruajmë paqen. Nuk është e përshtatshme që kinezët të luftojnë njëri-tjetrin”, thotë ai qetësisht më tej. Edhe banorët e tjerë duken po aq të qetë sa ai.
“Jo, aspak. Ne nuk kemi frikë. Nuk besoj se ushtarët do të vijnë këtu.”
Yang ishte dëshmitar i bombardimeve më vdekjeprurëse të Kinës ndaj ishujve më të afërt të Tajvanit më shumë se 60 vjet më parë dhe thotë se stërvitjet e fundit janë të vogla në krahasim me ato se çfarë ai ka parë aso kohe.
Në vitin 1958, Kina gjuajti më shumë se një milion predha në Kinmen dhe komunitetet përreth, duke vrarë 618 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 2600./tch/