Ishte Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili propozoi që zgjedhjet në veri të vendit të shtyhen, shkruan Fol Drejt.
Sipas tij, qytetarët në veri, do të detyrohen të votojnë në stacione policore:
“Nëse Kosova qëndron në vendimin e vet për mbajtjen e zgjedhjeve, qytetarët e veriut do të shkojnë me votu në stacione policore. Duhet t’i bëjmë analizë kësaj situate” – ka thënë ai.
Sipas tij, nuk kemi interes me e mbajt policinë në një gjendje presioni.
“I bëj thirrje Qeverisë dhe presidentes ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe ta marrin një vendim për këtë situatë. Cili kish me qenë ai vendim? Unë besoj që është shtyrja e zgjedhjeve” – ka thënë ai./FolDrejt/