Në parlamentin e Suedisë po shqyrtohet synimi i vendit për anëtarësim në NATO.
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, në fjalimin e saj në parlament deklaroi se aplikimi për anëtarësim në NATO shënon një ndryshim historik në politikën e sigurisë së vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Andersson tha se Suedia ka nevojë për garanci formale sigurie për t’u marrë nëpërmjet anëtarësimit në NATO.
Duke theksuar se vendi i saj po lëviz me Finlandën fqinje, Andersson tha: “Suedia mbrohet më së miri brenda NATO-s”.
Konsiderohet se debati në parlamentin suedez, ku shumica e deputetëve mbështesin anëtarësimin në NATO, nuk do të kalojë përtej një formaliteti dhe se aplikimi i Suedisë për anëtarësim në NATO me mbështetjen e partive të djathta është i sigurt.
Dihet se vetëm dy nga tetë partitë politike në Suedi janë kundër anëtarësimit në NATO.
Pas debatit në parlament, Suedia dhe Finlanda pritet të aplikojnë për anëtarësim në NATO më së voni deri më 18 maj.
Në mbledhjen e administratës së Partisë Socialdemokrate, e cila është në pushtet në Suedi, u vendos që të aplikohet për anëtarësim në NATO.