Në Pejë është raportuar një rast i cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ankuesi ka thënë se disa persona të panjohur me armë zjarri kanë qëlluar në lokal duke thyer xhamat, banakun dhe një veturë.
Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, si dhe disa gëzhoja.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me armë zjarri i kanë dëmtuar xhamat e lokalit, banakun brenda lokalit dhe një veturë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë zjarri si dhe disa gëzhoja. Rasti nën procedura hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.