Ministri Liburn Aliu ka marrë pjesë në delegacionin e Kosovës në COP27, në të cilën Kosova ka qenë për herë të parë pjesëmarrëse.
Përmes një postimi në facebook, ministri Aliu ka njoftuar për përmbylljen e COP27, të cilën ai e ka konsideruar të suksesshme dhe njëherit ka njoftuar se është takuar edhe me ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro-Furxhi, transmeton Fol Drejt.
“Një përmbyllje e suksesshme e #COP27, me miken dhe kolegen time nga Republika e Shqipërisë, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro-Furxhi, ku patëm rastin që të bashkohemi në ambicien e përbashkët për një mjedis më të shëndetshem dhe axhendës mjedisore kombëtare për të çuar vendet tona përpara”, ka shkruar Aliu.
“Takime të shumta në eventin më të rëndësishëm vjetor dedikuar klimës dhe mjedisit, me homologë ministra dhe palë interesi ndërkombëtare për të prezantuar gjithë angazhimin tonë dhe përpjekjen e shtetit të Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e konventave ndërkombëtare, konkretisht anëtarësimit në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara, dhe synimit tonë që të bëhemi pjesë e familjes së vendeve që i bashkojnë kauzat e mëdha të mbrojtjes së mjedisit”, shton ai tutje./FolDrejt/