Është arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i janë gjetur disa fara që dyshohet se mund të jenë të bimës së kanabisit.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar tre qese me 1501 fara, të cilat dyshohet se mund të jenë të bimës së kanabisit me peshë 24.62 gram”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.