Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia po bënte gjithçka për të siguruar që centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia të mund të funksiononte në mënyrë të sigurt dhe që inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të mund të kryenin detyrat e tyre, shkruan The Guardian.
Duke folur në një ngjarje për të festuar hapjen e vitit shkollor në Moskë, Lavrov tha: “Ne po bëjmë gjithçka për të siguruar që centrali të jetë dhe që të funksionojë i sigurt. Dhe që misioni atje të kryejë të gjitha planet e tij.”
Forcat ruse kanë pushtuar termocentralin më të madh bërthamor në Europë që nga marsi./abcnews.al/