Islami në vetvete është i lartë sepse ai zbriti nga qielli, nga një vend i lartë. Ndërsa ne të lindurit në tokë, tentojmë të ngjitemi.
Nga hoxhë Vladimir Kera
Gradualiteti në zbritje i fesë, i mësoi në të njëjtën kohë njeriut gradualitetin e rritjes nëpërmjet fesë, tek zanafilla e krijimit të atij që ishte krijesëe nderuar.
Është e domosdoshme të jetë i qartë koncepti se feja në natyrshmërinë e saj është e lartë. Fakti që ajo ka zbritur mes nesh nuk e ka zbehur kurrsesi lartësinë e saj, përkundrazi ajo erdhi si mëshirë që të na ngjisë neve sipër. Prandaj, feja nuk është peng i përfshirjes tonë në të, por lartësimi jonë është peng i sasisë së përfshirjes tonë tek feja e Zotit. Me prezencën ose jo tonën, nuk i japim benefit fesë, por me prezencën e fesë tek ne i japim benefite vetes tonë.
Kështu që çdo besimtar i denjë për këtë fe duhet të kuptojë se feja është ajo që na lartëson ne. Që në pesë ajetet e para të zbritura, Zoti e sjell në kontekst njeriun nëntë herë. Kjo gjë na le të kuptojmë se fokusi i Kuranit është njeriu dhe jo Zoti, sepse Zoti nuk e ka sjellë Kuranin për vete, por për ne që të na transformojë nga qenie të tokës në banorë të qiellit. Pra, të na lartësojë. /FolDrejt/