Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, pritet të vizitojë Kosovën këtë javë, por nuk dihet dita e saktë.
Ai, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Çeke, ka deklaruar se Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, i cili ka nevojë për liberalizim të vizave.
“Megjithatë, qëllimi i Republikës Çeke dhe BE-së është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenca jonë është një mundësi për të shtyrë të gjithë procesin e integrimit përpara”, tha Lipavsky, shkruan Euroactiv, transmeton KlanKosova.tv.