“Ne kemi ende një dimër shumë kritik përpara nesh, Putini do të shkurtojë më tej gazin”, tha ai për televizionin shtetëror gjerman ARD.
Gjermania ka një shans të mirë për të kaluar dimrin e ardhshëm pa marrë masa drastike, por ajo ende përballet me një kohë të vështirë dhe duhet të përgatitet për mundësinë që Rusia të reduktojë më tej rrjedhën e gazit natyror, tha sot Ministri i Ekonomisë Robert Habeck, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Ne kemi ende një dimër shumë kritik përpara nesh. Ne duhet të presim që (Presidenti rus Vladimir Putin) të shkurtojë më tej gazin”, tha Hambeck për transmetuesin shtetëror gjerman ARD nga Kanadaja, ku ai është në një vizitë tre-ditore me kancelarin Olaf Solz./FolDrejt/