Në Prishtinë viktima femër kosovare e ka raportuar rastin se është rrahur nga burri i saj.
Ajo ka pranuar edhe trajtim mjekësor pas këtij sulmi fizik nga bashkëshorti, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari nuk është hasur nga policia, kurse rasti po vazhdon të hetohet, përcjell FolDrejt.
“Prishtinë 22.04.2022–23:17.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur ende nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.