Një rast i cilësuar si “Fajdeja & Bashkëkryerja” është raportuar nga policia.
Në tri qytete të ndryshme të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj e Vushtrri, janë bastisur disa shtëpi, arrestuar disa persona e konfiskuar para, armë e fishekë.
“Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri 02.03.2023 – 13:00. Njësitet policore të DHKR-së, në bashkëpunim e koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së, dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kanë kryer kontrolle-bastisje në 21 shtëpi banimi, dhe 11 objekte biznesi në lokacione të ndryshme si: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri. Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 (një ) i dyshuar tjetër, nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.