Në qytetin e Prishtinës dje më datë 02.03.2022 në ora 14:00 është gjendur e shtrirë një femër në tokë, ku pastaj ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti vazhdon të hetohet, raporton policia
“Është raportuar se viktima femër kosovare ishte hasur e shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, ky është raporti i plotë 24 orësh i policisë lidhur me këtë rast, përcjell FolDrejt.