Në qytetin e Prishtinës dje rreth orës 22:45 është raportuar një rast nga femra kosovare se një hajdut është futur i maskuar me thikë në vendbanimin e saj.
Hajduti nga arka ka grabitur 500 euro para të gatshme, si dhe është larguar në drejtim të pa njohur, njofton policia.
“Prishtinë, 21.03.2022-22:45. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se një i dyshuar i maskuar me një shall dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë-thikë, nga arka ka grabitur 500 euro para të gatshme. I dyshuari është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.