Në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë është raportuar se një person i panjohur ka gjuajtur me armë në drejtim të disa personave, ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes por nuk ka gjetur asnjë gëzhojë aty.
Në lidhje me ngjarjen nuk raportohet asnjë i lënduar.
“Ankuesit kosovarë kanë njoftuar se personi i panjohur ka shtënë me armë në drejtim të tyre. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.