Në rrugën Bashkim Fehmiu në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një sulm.
Aty mashkulli i dyshuar kosovar dyshohet se ka sulmuar dy policë gjatë kohës kur ata po i shqiptonin një gjobë trafiku, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin duke i shqiptuar atij një gjobë për një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.