Në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një femër kosovare.
Viktima është dërguar në spital, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”