Në Prishtinë është arrestuar një i mitur pasi ka përdorur sprej lotjsellës në klasë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në klasën e tij kishte hedhur (përdorur) sprej lotsjellës. Sprej është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell Fol Drejt.