Në Prishtinë janë raportuar tri rrahje vetëm gjatë vikendit. Njëra të shtunën pasdite, kurse dy të tjerat të dielën në mesditë.
Rrahjet kanë ndodhur në mes të dyshuarve meshkuj kosovarë.
Këto janë njoftimet e plota të policisë lidhur me këto raste, përcjell FolDrejt:
“Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë, 13.03.2022-08:29. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti . Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.
“Fsh. Sfeqël , Podujevë, 13.03.2022-12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti .Si pasojë e rrahjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor . Dy nga të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje ndërsa njëri nga ta lirohet në procedurë të rregullt”.
“Rr. Fadil Ferati , Prishtinë, 12.03.2022-16:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një fjalosje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/