Në Prishtinë më datë 27.02.2022 në ora 23:00 është raportuar një rast, të cilin policia e ka cilësuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”
Nga policia mësohet se një vajzë e mitur pasi është njoftuar me një të huaj përmes rrjeteve sociale, i dyshuari e ka kërcenuar me fotot e saj të cilat i posedon ai. Rastin në polici e ka raportuar nëna e vajzës, thuhet nga policia.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ishte njoftuar me një mashkull të huaj përmes rrjeteve sociale dhe i dyshuari ka kërcënuar me fotot e saj të cilat i posedon. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, raporton policia, përcjell FolDrejt.