Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zhvilluar operacion të bastisjes në një lagje të Prishtinës, ku ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.
Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës, më këtë rast, ndërkohë kanë proceduar më tej zyrtarët doganorë, transmeton Klankosova.tv.
Ky aksion i bastisjes është realizuar pas autorizimit nga ana e gjyqtarit për procedurën paraprake.
”Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, në vazhdimësi ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka, shtuar këtu edhe asistimet dhe angazhimet për mbështetjen e institucioneve dhe mekanizmave të tjerë për të ushtruar të papenguar dhe plotësisht kompetencën e tyre”, thuhet ndër të tjera, transmeton Klankosova.tv.