Në rrugën Kika në Prishtinë, tre meshkuj janë therur me thikë nga tre të dyshuar, njëri nga ta ka gjuajtur edhe me armë zjarri disa herë, kurse i njëjti më vonë është dorëzuar bashkë me armën që ka përdorur dhe dy fishekët e mbetur.
Rasti ka ndodhur me 19 mars të këtij viti, kurse dje me 28 mars 2022 është dorëzuar njëri nga tre të dyshuarit. Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton FolDrejt.
“Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që janë sulmuar dhe therur me thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë disa herë me armë zjarri. Më 28.03.2022 njëri nga të dyshuarit është vetë dorëzuar dhe ka sjell armën që është përdorur në rast me dy fishekë,. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, përcjell FolDrejt.